Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka parë një version të shkurtër të letrës së Milan Radojiçiqit përmes së cilës ai pranoi se ka drejtuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka theksuar se Radojiçiq nuk do të ikë, as do të fshihet.
“Jam i sigurt se autoritetet kanë për të bërë pyetje. Nëse prokurori do ta ndjek atë, kjo nuk është në pyetje për mua. E para kjo shkon sipas procedurës, sipas asaj që di, nëse dikush ka menduar se ai do të ikë apo të fshihet”, është shprehur Vuçiq, raporton N1.
“Ai është krenar, por nuk mendoj se dikush ka të drejtë ta vrasë dikë. Ka disa pyetje të cilave duhet dhënë përgjigje, ndoshta ai nuk ka qenë pjesëmarrës në atë pjesë [vrasjen]. Kjo është pyetje e prokurorit”.
“E di që policia ka për të mbledhur inflacione dhe pastaj prokurori do të marrë vendim”.
Kujtojmë se, në orët e para të mëngjesit, Policia ka bastisur një vilë në zonen e liqenit të Ujmanit, e cila dyshohet se është në pronësi të Radojiçiqit.