Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi djali i tij, Danilo, është parë sot në Graçanicë duke festuar Vidovdanin.
Djali i tij e kishte veshur një bluzë “Dorëzimi nuk është opsion”. E sipas presidentit serb, të gjithë “Vuçiqët” mendojnë ashtu.
“Ja, më lejoni t’ua lehtësoj punën derisa ata janë ende atje poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht sa sillen me të gjithë serbët, më lejoni t’u them se kështu mendon secili prej nesh Vuçiqët, se kështu mendon shumica e Serbisë. Dhe se dorëzimi nuk është opsion për ne”, tha ai sipas Novosti.
Në bluzat e shumë të rinjve serbë u panë mbishkrime nacionaliste “Nuk e japim djepin e Serbisë”.
Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë të mërkurën pas përmbylljes së liturgjisë në manastir.
Ndërkaq, për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë u shënua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës.