Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por ka parimet dhe pritshmëritë e veta

Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por ka parimet dhe pritshmëritë e veta

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog dhe kompromis, por “se ka parimet dhe pritshmëritë e veta”.

Ai tha se paqja dhe jeta normale janë të nevojshme për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi të jemi më të mirët, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet dhe pritshmëritë e veta”, tha Vuçiq.

Related Articles