Vuçiq sërish “vajton”: Serbët në Kosovë i pret një natë e vështirë

Vuçiq sërish “vajton”: Serbët në Kosovë i pret një natë e vështirë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor dhe të mos bien në provokime, si dhe të respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in.

Ai tha se serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it.

“Mesazhi im është respektoni EULEX-in, KFOR-in, mos i lejoni që t’ju provokojnë. Ne nuk jemi kundër KFOR-it, as kundër EULEX-it, as kundër askujt. Ne vetëm duam të shpëtojmë popullin tonë në Kosovë”, tha Vuçiq.

Ai bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e asociacionit.

“Mesazhi për popullin tonë në Kosovë është se sado e vështirë të jetë për të gjithë njerëzit, nuk ka dorëzim – ne jemi me ju”, përfundoi Vuçiq.

Related Articles