Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët juridikë kanë qenë kundër.
Vuçiq tha se me shpalljen e okupimit për Kosovën, do të nënkuptonte njohje të territorit të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Kjo do të thoshte se ne e njohim territorin e Kosovës si territor të një shteti tjetër, kurse grupet e armatosura të shqiptarëve do t’i njihej statusi i forcave legale të armatosura, kurse ne nuk do t’ua japim legalitetin ligjor apo legjitimitetin, sepse nuk e kanë, kjo është dhunë e pastër shqiptare dhe dhunë e këshilltarëve të tyre perëndimorë”, tha ai.
Ai më herët paraqiti shtatë kërkesa ndaj Kosovës, ku ndër të tjera kërkoi zgjedhje të lira në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në polici e gjyqësi, krijimin e Asociacionit e largimin e Njësisë Speciale nga veriu.