Anonymous”, grupi i hakerëve ka lëshuar një paralajmërim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një video-mesazhi e ka paralajmëruar Vuçiqin në rast se ai nuk i ndalon aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq që nuk lëshon rast për ca relacion me publikun zgjodhi fotografi ku po argëtohej me dy qen që të tallej me grupin e famshëm të hakerëve.
Një video që ishte përhapur në internet ku grupi i njohur i hakerëve i tërhoqën vërejtjen dhe i kërkuan presidentit serb Vuçiq që të ndërpresë veprimtarinë destabilizuese të tij në Kosovë.
Ai në llogarinë e tij në Instagram ka postuar disa fotografi ku dy këlyshë po loznin duke u kacafytur mes vete. Ai në mbishkrim të postimin kihte shkruar “Po bëhemi gati për betejën me anonymus”.
Mbrëmë grupi hakerëve kanë paralajmëruar presidentin Serb për veprimet e tij karshi Kosovës.
“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë si kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë.Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë”, shkruan në reagim.
Tutje aty thuhet se Kosova ka mbështetje dhe se ky grup i hakerëve nuk do fal asgjë.
“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje. Ne jemi Anonymous. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni neve”, thuhet ndër të tjerash.