Ish-këshilltari i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Alush Gashi, i ka reaguar presidentit aktual serb, Aleksandar Vuçiq për siç thotë deklaratën e dhënë në Parlamentin e Serbisë se ”Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona”.
Sipas tij e gjitha çfarë ka bërë Serbia, është për territor, meqë në Kosovë veçse e kishte një konsullatë, gjatë viteve 1889-1912.
”Presidenti Vuçiq në Parlamentin e Serbisë tha: “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona. Ne kishim një konsullatë në Prishtinë, gjithmonë ka qenë për territor”. Serbia nuk ka ndryshuar! Përsëri po përpiqet të rrëmbejë territor! Konsullata serbe në Prishtinë 1889-1912”.