Vuçiq thotë se 8 qershori do të jetë ditë e rëndë për shtetin serb

Vuçiq thotë se 8 qershori do të jetë ditë e rëndë për shtetin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 8 qershorin e ka konsideruar si një datë të rëndësishme dhe shumë të rëndë për Serbinë, pasi që do të ballafaqohet me verdiktin final për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, shkruan Danas.

Vuçiq ka treguar se seanca ku do të jepet verdikti final për gjeneralin e Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, do të mbahet në orën 15:00.

Ish-prokurori serb, Vladimir Vukçeviq ka thënë se pret që Ratko Mlladiqi t’i konfirmohet dënimi me burg të përjetshëm.

“Pres që t’i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm”, ka potencuar Vukçeviq.

Mlladiq është kriminel lufte i dënuar dhe një kolonel-gjeneral serb boshnjak që udhëhoqi Ushtrinë e Republikës Srpska (VRS) gjatë luftës në Bosnje.

Related Articles