Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se sot në llogarinë e tij në Instagram se ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e Quinit dhe Bashkimit Evropian.
Takimi i tij filloi pak pas orës 10, me pjesëmarrje të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ambasadori i Britanisë së Madhe – Edward Ferguson, ambasadori i Francës – Pierre Fauchard, ambasadori i Italisë Luca Gori, ambasadorja e Gjermanisë – Anke Konrad, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd – Emanuele Giofre, raporton Tanjug.
Tutje bëhet e ditur se i pranishëm ishte edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.