Vuçiq tregon se në këmbim të kujt do t’i ofrone Serbia rrymë Kosovës

Vuçiq tregon se në këmbim të kujt do t’i ofrone Serbia rrymë Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot gjatë samitit për “Ballkanin e Hapur”, tha se do t’i ofrontë Kosovës rrymë në këmvim të një sasie të konsiderueshëm të linjitit, raporton Tanjug.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor dhe të dërgonim energji elektrike. Nëse nuk e bëni, mund ta bëni të njëjtën gjë për para. Ne nuk kemi asnjë problem dhe jemi të gatshëm të flasim për këtë”, iu tha Vuçiq gazetarëve gjatë samitit për “Ballkanin e Hapur”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot kanë nënshkruar katër marrëveshje.

Bëhet fjalë për marrëveshjet për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Related Articles