Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë një koment krejtësisht inatçor e politik kundër Kosovës dhe jo vetëm, kur ka folur për sport.
Dhe në këtë që ka thënë, ka dal haptas anti Kroacisë e cila luajti në gjysmëfinale të Botërorir Qatar 2022.
Për më tepër, gjeti arsye ta përmend edhe Kosovën pse u bë tifoz i dy ekipeve joevropiane, për ndeshjet e fundit në Kupën e Botës.
“Me gjithë zemër kam bërë tifo për Argjentinën e Marokun. Fqinjtë nuk i zgjedh, miqtë po. Ka arsye emotive dhe familjare pse kam anuar për tjerët e kundër fqinjve. As Argjentina e as Maroku nuk e kanë njohur Kosovën dhe të dyja janë goxha të ashpra përsa i përket kësaj teme”, ka thënë ai në një intervistë, përcjellë klankosova.tv.
Presidenti serb ka thënë se do të jetë me Marokun edhe në ndeshjen për vendin e tretë që kjo kombëtare e zhvillon me Kroacinë.