Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.
Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, derisa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.
Gjatë konferencës presidenti serb ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes
Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vuçiq.
Tutje shtoi se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, përfundoi ai.