Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka reaguar për popullin serb që aktualisht jetojnë në Kosovë.
Në këtë postim Vuçiq ka shkruar se po bën të pamundurën që të luftojë për popullin serb në Kosovë dhe se nuk do t’i lë në baltë.
Dhe sa herë që i jepet rasti për të shkruar apo shfaqur në ndonjë televizion, ai përmend serbët e Kosovës se kinse ata janë vazhdimisht të rrezikuar dhe se po bën të pamundurën që t’i ndihmojë.
Presidenti serb ishte disa ditë më parë në Tiranë ku mori pjesën në Samitin për Ukrainën, ku është takuar me liderët e vendeve të Ballkanit.
Edhe nga atje ai theksoi në mënyrë indirekte se shteti i tij nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë pavarësisht se këtë gjë e kanë bërë pothuajse të gjithë në Evropë.
Vuçiq theksoi se qeveria të cilën ai udhëheq do të luftojë për popullin serb në Kosovë, për të cilët tha se nuk do t’i lë në baltë.