Vuçiqi: Dikush duhet ta detyrojë Kurtin që ta themelojë Asociacionin

Vuçiqi: Dikush duhet ta detyrojë Kurtin që ta themelojë Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Alekasander Vuçiq në një intervistë në RTS ka komentuar sulmin e fundit në veri të Kosovës.

Në këtë intervistë ai ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dikush duhet ta detyrojë ta bëjë Asociacionin.

Ai ka shtuar se pasi të formohet Asociacioni, policia në veri do të jetë në duartë e serbëve.

“Kurtin duhet ta detyrojë dikush ta bëjë Asociacionin, kur të kemi atë, policia në veri do të jetë në duartë e serbëve”, tha ai në televisionin serb RTS.

Related Articles