Pa pikë qehre, i merzitur dhe pa vullnet – ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e këndoi as himnin e vendit të tij gjatë betimit të deputetëve në Kuvendin e Serbisë. Pamjet e tij nga seanca konstituive janë bërë virale në rrjetet sociale.
Pas 14 vjetësh në pushtet, partia e tij, SNS, ka humbur shumicën parlamentare dhe është zhvendosur në opozitë. Kështu, Vuçiq është rikthyer në ulëset e deputetëve pas plot 20 vjetësh, në rrethana krejtësisht të ndryshme nga ato kur ishte në pushtet.
Gjatë ekzekutimit të himnit shtetëror serb, Vuçiq u pa duke mos kënduar, ndërsa fytyra e tij shprehte pakënaqësi dhe dëshpërim.
Këtë detaj e kanë vënë në pah edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (RAF), të cilët përmes një postimi ironik në rrjetet sociale shkruan: “Pse lideri i opozitës nuk e këndon himnin?”.
Në Kuvendin e ri të Serbisë, Lista Studentore ka fituar 140 nga 250 ulëset, ndërsa SNS-ja e Vuçiqit ka siguruar 103 mandate.
Zašto lider opozicije ne peva himnu?? https://t.co/7AEw7I7luc— RAF Blokada (@BlokadaRaf) November 17, 2026
