Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se 80 për qind e popullsisë është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kështu është shprehur presidenti kroat Zoran Milanoviq, gjatë një adresimi për medie, i cili tha se Vuçiq kështu deklaroi gjatë takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni.
Milanoviq theksoi se Serbia llogaritet si një rajon anti-evropain.
“Vuçiqi ka thënë se sot janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE- 80 për qind e popullsisë, llogaritet si një rajon anti-evropian”, ka thënë Milanoviq.
Milanoviq kur u pyet se a do ta njeh Serbia Kosovën, presidenti kroat theksoi se nuk kanë diskutuar për këtë.