Vuçiqi takohet me Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve

Vuçiqi takohet me Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar të martën të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, me të cilin ka biseduar për dialogun me Kosovën.

Vuçiq e ka cilësuar thelbësore kthimin në dialog, si dhe formimin  e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka përmendur edhe respektimin e zbatimit të asaj çfarë palët janë pajtuar të zbatojnë.

“Politika jonë është politika e paqes, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe e vendosur dhe e përgjegjshme në mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndërkohë, duke pretenduar se liria e veprimit politik të serbëve po rrezikohet, Vuçiq ka shkruar se “përpjekja për ndalimin e pjesëmarrjes së Listën Serbe në zgjedhje” tregon mungesën e të drejtave themelore.

Sorensen pati qëndruar në Kosovë më 6 gusht, ku me zyrtarët kosovarë kishte diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Related Articles