Vuk Draskoviç komenton non-papers: Benzina dhe flaka po afron

Vuk Draskoviç komenton non-papers: Benzina dhe flaka po afron

Kryetari i partisë “Srpski Pokret Obnove”, Vuk Draskoviç, ka komentuar non-paperin e fundit që u publikua në mediat ballkanike, e sipas të cilit Veriu fiton autonomi e Kishat eksterritorialitet.

Draskoviç e ka cilësuar atë si “vaksinë mendore” për kthimin e Ballkanit në vitet 1990, shkruan Kurir, transmeton Gazeta Enigma.

“Në vetëm disa ditë, në Ballkan, një rajon i dhuruar nga katastrofa, të gjithë u vaksinuan me atë letër. Të gjithë flasin për kufij të rinj, disa me frikë, disa me shpresë. Benzina dhe flaka po afrohen më shumë me njëra-tjetrën në Mal të Zi, në BiH, në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore”, tha ai.

Sipas ish ministrit serb dhe malazez të punëve të jashtme, janë disa kushte që do ta bënin këtë “vaksinë” të ketë sukses, ku theksoi se mes tyre është edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Vaksina non paper e Kosovës u prodhua shpejt. Laboratori i saj po fshihet gjithashtu. Kjo, duke folur me kusht, non paper e Pfizer nuk mbron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. ‘Shërimi’ i kësaj vaksine është në formulën: Serbia është e plotë, dhe Kosova është e numëruar. Statusi i veçantë i Kishës Ortodokse Serbe dhe pronës së saj, Mali i Shenjtë Serb në Kosovë, autonomia e katër komunave në veri, Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Por edhe anëtarësia e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Draskoviç.

Draskoviç krahasoi reagimet e tashme, me ato të dy dekadave më parë, teksa theksoi “dëbimin e forcave serbe nga Kosova”.

“Ata janë po aq të zhurmshëm sa dy dekada më parë, kur kundërshtuan marrëveshjen me shumicën bindëse shqiptare në Kosovë dhe ishin lëndë djegëse për luftën e Millosheviqit me aleancën e NATO-s, e cila përfundoi me kapitullim ushtarak dhe dëbimin e shtetit serb nga Kosova”, tha ai.

Mes tjerash, ai rikujtoi disa situata kur marrëveshje të veçanta nuk u pranuan, çka bëri që të lindin luftëra.

Related Articles