Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq pasi ky i fundit uroi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re.
Vulin ia ka përkujtuar 10 mijë vaksinat që Mali i Zi i ka pranuar donacion nga Serbia ditën e djeshme.
“Në ditën që ai pranoi 10 mijë vaksina nga Serbia dhe Presidenti Vuçiq, një letër urimi nga Krivokapiq për Albin Kurtin u publikua. Kryeministri i Malit të Zi i shprehu urimet e tij kështu që askush nuk do të mendonte se Kosova nuk ishte shtet për të. Kur flitet për Srebrenicën, Krivokapiq i referohet ligjit ndërkombëtar kur dërgon “respektin më të thellë për Kurtin” por nuk përmend rezolutën 1244. Vaksinat nga Serbia ishin të mira për shëndetin e tij, si dhe urimet për Kurtin”, ka thënë Vulin, shkruan Novosti, transmeton Gazeta “Enigma”.
Krivokapiq dje ka uruar Kurtin për detyrën e re duke i uruar suksese në qeverisje.