Prej 19 shtatorit, vullkani në La Palma në Spanjë vijon të jetë aktiv, duke u shndërruar në ishullin atlantik thuajse të braktisur.
Që prej mbrëmjes së të shtunës, shpërthime të llavës, deri në dhjetëra metra lartësi vazhdojnë të jetë aktive.
Ende autoritetet zyrtare nuk kanë një faturë të dëmeve të shkaktuara në 40 ditë, por mbi 2 mijë shtëpi janë shkrumbuar totalisht e mijëra vetë janë detyruar të braktisin ishullin, raporton A2news.
Edhe pse tashmë i pabanueshëm, kureshtarët shijojnë nga larg spektaklin e llavës dhe tymit.
Dhe si të mos mjaftonte frika nga vullkani i aktivizuar prej më shumë se 1 muaj, vetëm 24 orët e fundit, në ishullin e La Palmës, janë regjistruar 79 tërmete, të konfirmuara zyrtarisht edhe nga Instituti Kombëtar Gjeografik./Gazeta Enigma/