Vullnet Krasniqi – Duda Baljes e Klinakut: Performaca në DokuNights ua dridhi themelet

Vullnet Krasniqi – Duda Baljes e Klinakut: Performaca në DokuNights ua dridhi themelet

Gazetari Vullnet Krasniqi tha se performanca erotike e artistës ndërkombëtare që ngjalli debat të deputetëve dhe figurave tjera e cila u shfaqë në DokuNights në kuadër të DokuFest “ua ka dridh themelet” po atyre që reaguan.

“Ajo performancë ja’u ka dridh themelet njerëzve sikur Duda Balje, Eman Rarahmani e zotëria këtu, që flasin për një far rendi botërorë që po dojka me prishë familjen. Ajo ka performuar qysh performon nëpër krejt vendet e botës prej viteve të 70-ta, por këta tash e kanë zbulu. Këta flasin sikur ajo dikush që del me performu e zhveshet sikur paska me rreziku familjen.”, tha Krasniqi në Info10.

Ai madje ka pyetur edhe teologun Klinaku se kush janë këto grupe që sipas këtij të fundit, po synojnë zhbërjen e familjes.

Gazetari Krasniqi ka treguar se performanca u shfaq në DokuNights në orën 02:00 të mëngjesit, dhe se hyrja nuk u lejua për moshën nën 21-vjeç, transmeton Gazeta10.

“Kjo është absurde çka është ka ndodh e çka janë ka folin këta njerëz. Por, këta njerëz e dinë që s’është kështu, por e marrin këtë narracion e përshtatin. Kush është ai grup, këta se dinë që DokuFest është hapur me filmin Odisea.Dokunights janë party, e festat e DokuFestit. Ajo performancë është bërë në orën 02:00. Aty nër 21 vjeç s’mund të hyjnë aty. 10 euro është hymja”, tha Krasniqi.

Related Articles