Një femër ka raportuar se disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten në fshatin Nedakoc, në Vushtrri.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur e kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.