Një vajzë dyshohet se është dhunuar në Vushtrri të mërkurën.
Sipas njoftimit nga Policia në raportin 24-orësh babai i viktimës e ka lajmëruar rastin duke shtuar se ajo ka dalë nga shtëpia dhe kur është kthyer ka treguar që ka qëndruar me të dyshuarin me të cilin është në lidhje.
Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor në IML, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Polica rastin e ka cilësuar si “dhunim”.