Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij gjatë orëve të mbrëmjes në Vushtrri.
Zëdhënës i Policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma, i cili tha se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshes 85 vjeçar.
Njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.