Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Vushtri – Skenderaj, saktësisht në fshatin Novolan.
Viktima është Islam Mehmeti, 62-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë, pasi që shoferi i njërës veturë ka bërë anashkalim të automjetit që ishte i ndalur në rrugë dhe ka goditur viktimën i cili ndodhej jashtë veturës.
62-vjeçari fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ai nuk ia doli t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në mëngjes.
Me urdhër të prokurorit, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.