Vushtrri: Mosmarrëveshje mes vete, katër persona përleshen – njëri gjuan me armë

Vushtrri: Mosmarrëveshje mes vete, katër persona përleshen – njëri gjuan me armë

Mosmarrëveshjet që patën katër persona duket se nuk arritën t’i zgjidhnin me fjalë.

Andaj të njëjtit në Vushtrri janë përleshur me njëri-tjetrin.

Madje siç njofton policia, njëri nga të dyshuarit edhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma, një karikatorë me dy fishekë dhe një gëzhojë e të njëjtës armë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma

Related Articles