Vushtrri: Një e mitur raportohet e zhdukur, policia nis hetimet

Vushtrri: Një e mitur raportohet e zhdukur, policia nis hetimet

Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar në Policinë e Kosovës në fshatin Stanovc i Epërm, në Vushtrri.

Sipas raportit policor, një grua ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur, më 20 mars 2026 rreth orës 20:00, është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar .

“Fsh. Stanovc i Epërm, Vushtrri 20.03.2026, 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”.

Related Articles