Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 1 shkurtit, në Vushtrri është arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Mbi bazën e urdhëresës aktive të lëshuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, është arrestuar i dyshuari A. M., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”./Gazeta Enignma/