Policia në Vushtrri mbrëmë ka konfiskuar dy armë në dy ahengje të ndryshme në fshatin Maxhunaj.
Sipas njoftimit në këto dy ahengje ka pasur të shtëna me armë.
“Informata për të shtëna ishin raportuar në dy lokacione të ndryshme në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy armë të llojit pistoleta, një (1) fishek dhe katër (4) gëzhoja, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare”, thuhet në njoftim.
Si të dyshuar janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë përdorur armë, mirëpo të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.
Policia bën apel te qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në ahengje.