Vushtrri: Zbulohet mashtrimi i konsumatorëve me sasi të naftës

Vushtrri: Zbulohet mashtrimi i konsumatorëve me sasi të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas inspektimit në tregun e sektorit të derivateve ka hasur në mashtrim ndaj konsumatorëve përmes shmangies së sasisë së derivateve të naftës.

MINT njofton se rasti nga Vushtrria është procedduar përmes organeve kompetente.

Në njoftimin e MINT-it, thuhet se: “Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim: Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik. Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë dhe procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente”.

Sipas këtij njoftimi, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse në rrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.

Related Articles