Vushtrri: Zjarri përfshin një objekt banimi, dy persona dërgohen në spital

Vushtrri: Zjarri përfshin një objekt banimi, dy persona dërgohen në spital

Një banesë në rrugën ‘Galip Badiviku’ në Vushtrri është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme.

Si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarri, dy persona kanë hasur në telashe shëndetësore dhe si rrjedhojë janë dërguar në spital për tretman mjekësor, njofton Sinjali.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur zjarrin, teksa banorët e ndërtesës janë evakuuar.

Në bazë të informacioneve të para, dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të problemeve me energji elektrike.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Related Articles