Vushtrriasi e lë qesen me 37 mijë € mbi gomë, vëllai ia merr furgonin dhe del – paratë shpërndahen nëpër rrugë

Vushtrriasi e lë qesen me 37 mijë € mbi gomë, vëllai ia merr furgonin dhe del – paratë shpërndahen nëpër rrugë

Një person ka raportuar në Polici se 37 mijë euro nga pazari ditor i kishte lënë te furgoni. Siç ka thënë ai, vëllai i tij e ka marrë furgonin dhe pasi ka dalë në qytet paratë që ishin mbi gomë janë shpërndarë nëpër rrugë e më pas paratë i kanë marrë disa persona.

Sinjali raporton se Policia ka arritur që ta identifikojë një të dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dorëzuar mbi 1 mijë euro që i kishte gjetur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi ka nisur dhe është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. 

Related Articles