Vushtrriasi kërcënon gruan me të cilën është në proces divorci

Vushtrriasi kërcënon gruan me të cilën është në proces divorci

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Me një situatë të tillë është përballur edhe një grua në Vushtrri, e cila është në procedurë të shkurorëzimit nga burri me të cilin ka pesë fëmijë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme ajo ka pasur takim me fëmijët e saj dhe pasi është ndarë nga ta, ish-burri i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ofenduese e kërcënuese.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari e ka kërcënuar se nuk do ta lërë me kaq dhe ndër të tjera e ka fyer rëndë, duke e quajtur me terme denigruese.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’.

Related Articles