“VV do ta fitonte pa balotazh Prishtinën, me Glauk Konjufcën kandidat”

“VV do ta fitonte pa balotazh Prishtinën, me Glauk Konjufcën kandidat”

Opinionisti Ilir Deda ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të mund ta fitonte Prishtinën pa balotazh në zgjedhjet lokal, nëse kandidat do ishte Glauk Konjufca.

Në vend të tij, kjo parti në fakt e ka kandiduar Hajrulla Çekun, ministrin e tanishëm në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Mendoj që në Prishtinë Vetëvendosja ka mundur të ketë rezultat shumë më të mirë me Glaukun, bile kishte me qenë afër për ta fituar në raundin e parë Prishtinën, sepse ka pasur disponim të njerëzve…”, ka thënë Deda në emisionin Rubikon.

Sipas Dedës, mund të ketë disa arsye pse Konjufca nuk është propozuar, duke thënë se ndoshta ka të bëjë me mungesën e aftësive menaxheriale.

“Ndoshta është ajo që Glauku nuk është njeri që është operativ dhe menaxher, edhe do të kishte dështuar, sepse për nga natyra është për tjetër… edhe kush e di çka ka të tjera.”

“Mund të them: nuk ka dashur me hyrë në gijotinë. Mundemi edhe këtë me e thënë.”

Related Articles