“VV-ja kurrë më në jetë si merr 50% të votave”, Rrustemi i reagon Tahirit: Mos u rrëmbe dhe ec përtokë

“VV-ja kurrë më në jetë si merr 50% të votave”, Rrustemi i reagon Tahirit: Mos u rrëmbe dhe ec përtokë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pasi ky i fundit u shpreh i bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet, partia në pushtet s’do t’i merr më kurrë 50 për qind të votave.

Në reagimin e tij, Rrustemi duke iu drejtuar Tahiri i ka thënë “mos u rrëmbe dhe ec përtokë”.

“Se qeshtu do kolegë t’u në 2021 thonin edhe Adem Jashari m’u qu s’ka mundësi 50%. E nëse ke mendu veç më shumë, kjo është tjetër”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

Ndryshe, Tahiri në një intervistë për KP-në ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar në dialog me Serbinë. Pak ditë pas konfirmimit të takimit të radhës Kurti-Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel, Tahiri ka thënë se politika e deritanishme e kryeministrit e ka kthyer Kosovën në një humbëse në këtë proces dhe të sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Related Articles