Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë përmendur aksionin “Pika”, ku u arrestuan 48 zyrtarë policorë për korrupsion e ryshfet.
Si aksion të suksesshëm përmendën gjetjen dhe konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar në Pejë.
Po ashtu, kjo parti ka përmendur edhe aksionet e tjera si: Mbylljen e 13 qendrave të masazhit, mbylljen e komunës paralele të Shtërpcës, aksionin “Brezovica” si dhe aksionin kundër shmangieve tatimore në pompat e derivateve.
“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
/Gazeta Enigma/