VV-ja pyeti “çka ka çka s’ka?”, Kica: Ka vjedhje të mostrave të rastit Dehari

VV-ja pyeti “çka ka çka s’ka?”, Kica: Ka vjedhje të mostrave të rastit Dehari

“Çka ka çka s’ka?”, ishte pyetja e Lëvizjes Vetëvendosjes në videon e saj propaganduese duke akuzuar kundërshtarët e saj politikë për korrupsion e nepotizëm.

E kësaj i është përgjigjur deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo tha se “ka vjedhje të mostrave të rastit të Astrit Deharit”.

“Ministrja e Drejtësisë, e NJËJTA që para një kohe për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë tha “Jap dorëheqje në momentin që gjeni përgjegjësi individuale apo të tërthortë”, sot shfajësohet”, shkroi ajo në Facebook.

“Ministrja, tha, janë fshirë xhirimet nga kamerat. Pse, sa kohë të qenka dashur ta kuptosh që të janë vjedhur mostrat? Pra çka ka? Ka papërgjegjësi, dhunë morale e etike e keqpërdorim brutal të rasteve individuale që kanë prekur e vazhdojnë të prekin emocionet më të thella e brishta njerëzore për diskurse të gërditshme politike”.

Mes tjerash, ajo akuzoi pushtetin për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Ka gjykim PUBLIK nga Kryeministri i Kosovës dhe akterë tjerë në qeveri të rastit të fundit në Shtërpcë. Gjykim publik të një pjesëtari të FSK-së pa u zbardhur rasti nga drejtësia. E çka ndodh nëse i dyshuari del të jetë viktimë e një sulmi të planifikuar e vetmbrojtje? Me gjasë e përmbyllin me një fotografi me lavde e kushtime fiktive”.

“Çka ka çka s’ka? Paaftësi e kamuflim të saj. E halli, ku? Ku nuk mban më”, përfundoi ajo.

Related Articles