Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video në llogarinë zyrtare në Facebook, me përmbledhje se në çfarë gjendje ishte veriu për 20 vjet, e si ka filluar të jetë tani.
Siç ka shkruar kjo parti, shumëçka ka qenë përherë e mundshme, por nuk është bërë asnjëherë, duke akuzuar LDK-në, PDK-në, e AAK-në, për bashkëpunim me Listën Serbe dhe Millovan Radojiqiqin.
“Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’. Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojiqiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë”, thuhet nga Vetëvendosje në përshkrimin e kësaj videoje.
Në videon e mëposhtme, thuhet se “ky është veriu që na e ka lënë PDK, AAK e LDK, por kjo gjendje ka filluar të ndryshojë drastikisht”.
Vetëvendosje tutje thotë se me vetëm 1 vit e gjysmë të kryeministrit Albin Kurti, referndumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Lëvdatat vazhdojnë edhe më tej duke rikujtuar se zgjedhjet e Serbisë që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë nuk u lejuan, aksionet e policisë e rendi dhe ligji.
Videoja flet edhe për energjinë elektrike e cila për 20 vjet nuk u pagua, ‘tash e tutje do të paguhet.