VV merr masa për aludimet ndaj një anëtari në operacionin anti-drogë

VV merr masa për aludimet ndaj një anëtari në operacionin anti-drogë

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë dhe Prokurorisë, në bashkëpunim me Europolin, për goditjen e një rrjeti të trafikimit të drogës, ku u arrestuan 22 persona, shkruan Gazeta “Enigma”.

Subjekti politik ka ftuar anëtarët dhe qytetarët të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë, duke theksuar se ka bërë denoncime të ngjashme në të kaluarën përmes aktivistëve të saj dhe do të vazhdojë të njëjtën praktikë.

Nga raportimet mediatike, VETËVENDOSJE! ka mësuar për aludime se një nga të arrestuarit mund të ketë lidhje me subjektin. Edhe pse organet e drejtësisë nuk kanë publikuar të dhëna zyrtare për identitetin e të arrestuarve, Lëvizja ka verifikuar menjëherë emrin e përmendur në databazën e saj. Për transparencë dhe në përputhje me Statutin, Komisioni Disiplinor ka vendosur largimin e menjëhershëm të personit me të njëjtin emër, deri në sqarimin e plotë të rastit nga autoritetet.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e palëkundur në luftën kundër aktiviteteve ilegale. Ftojmë të gjithë të denoncojnë pa kompromis çdo veprim që dëmton rendin publik, shëndetin dhe sigurinë,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes.

Related Articles