VV: Opsioni i zgjedhjeve bëri që opozita të ndërrojë mendje

VV: Opsioni i zgjedhjeve bëri që opozita të ndërrojë mendje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se përmendja e opsionit të zgjedhjeve ka bërë që opozita të ndërrojë mendje dhe të jetë e gatshme ta votojë raportin e verifikimit të mandateve. Megjithatë, opsionin e zgjedhjeve i pari e kishte përmendur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Opozita ka dëshmuar se kauza tyre nuk ka qenë e drejtë. Duket se opsioni i zgjedhjeve ka bërë opozitën ta ndërrojë mendjen. S’ka ndodh diçka ndryshe se ajo më 15 prill”, ka thënë Kërçeli.

Kryetari i PDK-së më herët ka thënë se është hapur rruga për votimin e raportit pasi kryeministri dhe ministrat kanë dorëzuar dorëheqjet individuale, siç ka kërkuar opozita. Megjithatë, kjo po mohohet nga VV-ja.

Related Articles