Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, është pritur sot nga kryeministri Albin Kurti, ku qëndruan së bashku për më shumë se një orë, siç tregoi vetë Walker.
“Sapo pata një takim me kryeministrin Kurti për më shumë se një orë dhe më duhet të them se patëm takim interesant dhe produktiv”, tha Walker para mediave.
Walker tutje tha se Kosova është sukses i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë ka arritur në 25 vjet.
“Jam këtu si mik i Kosovës, i kryeministrit Kurti”, shtoi ai.
“Duhet të ndjeni mirë që jeni gazetarë dhe shqiptarë po ashtu, pjesë e këtij kontributi, dhe janë dhënë shume kontribute, kushtuar NATO-s, dhe organizatave tjera ndërkombëtare por mendoj që meritat kryesore i shkojnë kosovarëve për atë që kanë bërë deri më tani, si kryeministrit Kurti dhe kryeministrave tjerë të kaluar e po ashtu edhe forcave policore. Nuk mendoj se e dini sikurse unë çfarë forcash policore të mira keni, edhe në Amerikë kemi policë të mirë, disa po e disa më ndryshe, por ju në Kosovë keni një polici të shkëlqyer”, u shpreh Walker. /Gazeta Enigma