Wanda punësoi një hetues për ta përcjellur Icardin

Wanda punësoi një hetues për ta përcjellur Icardin

Sipas medias argjentinase LAM, sulmuesi i PSG u ndoq nga një hetues privat i punësuar nga gruaja e tij, Wanda Nara. 



Kjo pastaj do të ishte në gjendje të hakonte celularin e tij për të lexuar bisedën përmes Telegram me aktoren China Suarez.

Sipas asaj që u raportua nga programi televiziv “Los Angeles de la manana”, LAM, aktorja China Suarez do t’i kishte shkruar Icardi për t’u takuar në një vend ku askush nuk e njihte, në një disko. 

Ata kontaktuan përmes aplikacionit Telegram, më pak i popullarizuar se të tjerët dhe ndoshta më i dobishëm për të biseduar dhe thirrur njëri -tjetrin në fshehtësi. 

Wanda, punësoi një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e burrit të saj, madje duke shkuar aq larg sa të hakonte celularin e tij në mënyrë që të zbulonte tradhtinë.

Sot u lajmërua se Mauro Icardi mungoi në stërvitje edhe sot për shkak të këtyre problemeve martesore dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Related Articles