Washington Post: Shqipëria me hapjen e aeroportit në Kukës synon rritjen e turizmit në pjesën më të varfër të vendit

Washington Post: Shqipëria me hapjen e aeroportit në Kukës synon rritjen e turizmit në pjesën më të varfër të vendit

Gazeta e njohur amerikane Washington Post i ka kushtuar një artikull hapjes së aeroportit të ri në Kukës.  

Sipas gazetës Shqipëria me hapjen e aeroportit synon rritjen e turizmit në pjesën veriore e cila është pjesë me e varfër e vendit.

Ndërkaq është dhënë edhe historiku i aeroportit i cili ishte ndërtuar fillimisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët fluturonin në Kukës dhe sjellin ndihmat për refugjatët shqiptar nga Kosova të cilët në vitin 1999 ishin vendosur në këtë pjesë të Shqipërisë.

Sipas gazetës lufta brutale ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe forcave serbe në Kosovë ka përfunduar pas 78 ditë të bombardimeve të NATO-së e cila i detyroi serbët që të largohen nga Kosova.

Related Articles