Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit të ndihmës së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën pas shkëmbimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, raporton Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës.
Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se vendimi, nëse merret, do të zbatohet për miliarda dollarë radarë, automjete, municione dhe raketa që pritet të dërgohen në Ukrainë përmes autoritetit presidencial të tërheqjes.
Marrja në konsideratë e ndalimit të armëve për Ukrainën do të shënonte një rënie dramatike të marrëdhënieve midis aleatëve të dikurshëm pas tensioneve në Zyrën Ovale midis Zelensky, Trump dhe JD Vance.
Zyrtari kundërshtoi gjithashtu aludimet se konfrontimi i Trump dhe Vance me Zelensky ishte i paramenduar dhe vuri në dukje se u bënë përpjekje për të pasur një ton më pozitiv para takimit, siç tregohet sipas tij, edhe nga tërheqja e akuzës se Zelensky është një “diktator”.