Watford shkarkon trajnerin italian Ranieri

Watford shkarkon trajnerin italian Ranieri

Watford ka shkarkuar trajnerin Claudio Ranieri pas 14 ndeshjeve në krye të ekipit, rrjedhimisht më pak se 4 muaj udhëhoqi veterani me Hornets.

Humbja 3-0 në shtëpi ndaj Norwich-it bëri që Watford të bjerë në treshen e fundit të tabelës në Premier League, dhe vulosi fatin e Ranierit me shkëputje kontrate.

Hornets kanë humbur 11 nga 14 ndeshjet e tyre nën drejtimin e Ranierit, 10 në Premier League dhe një humbje 4-1 ndaj Leicesterit në raundin e tretë të FA Cup.

Watford kanë humbur shtatë nga tetë ndeshjet e tyre të mëparshme në Premier League dhe udhëtimin e radhës e kanë me Burnley më 5 shkurt në një lojë të madhe të fundit të tabelës.

Ranieri shkëlqyeshëm fitoi titullin e Premierligës me Leicesterin në 2015-16, mirëpo me Watford-in arriti vetëm dy fitore dhe u detyra të largohet duke e lënë klubin në vendin e 19-të në tabelë.

Ky është ndryshimi i tetë i trajnerëve në ligë këtë sezon pas largimeve të Xisco, Steve Bruce (Newcastle), Nuno Espirito Santo (Spurs), Daniel Farke (Norwich), Aston Villa (Dean Smith), Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United). dhe Rafael Benitez (Everton). /Gazeta Enigma/

Related Articles