Wenger: Kosova ka bërë zgjedhjen e duhur me Giresse, ka inteligjencë dhe pasion

Wenger: Kosova ka bërë zgjedhjen e duhur me Giresse, ka inteligjencë dhe pasion

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar zgjedhjen e Kosovës për të marrë në stol Alain Giresse.

Federata e Futbollit të Kosovës muajin e kaluar i dha stolin Giresse, në një kontratë që skadon në nëntorin e vitit 2023, kur të përfundojë Liga e Kombeve.

Për “KlanKosova”, Wenger thotë se Kosova ka bërë zgjedhjen e duhur duke ia besuar stolin teknikut francez.

“Kompetencë. Inteligjencë. Pasion dhe shpirt i madh futbollistik. Ju e keni bërë zgjedhjen e duhur”, tha ish trajneri i Arsenalit.

Ndërkohë, Kosova do zhvillojë dy miqësore këtë muaj, ndaj Burkina Faso me 24 mars dhe pastaj është mysafir i Zvicrës me 29 mars.

Related Articles