Lirim Kastrati vazhdon të mbetet objektiv i Werder Bremenit për repartin ofensiv. Lajmi ka qarkulluar së fundi, ndërsa e ka konfirmuar edhe babai i Lirimit, Mentor Kastrati për Gazeta Enigma.
Kastrati ka thënë se negociatat janë duke u zhvilluar, por nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare, ndersa interesimi është reciprok dhe planet janë afatgjata. ‘Nëse nuk do të sendërtohen këtë vit nuk do të thotë që ato nuk do të realizohen në të ardhmen’, tha ai, duke njoftuar më tej se Lirim Kastrati ka qenë edhe më parë në fokus të Verderit.
“Skuadra e Verderit ishte e interesuar edhe vite më parë, gjersa pjesë e saj ishte bashkëlojtari i Lirimit në reprezentacionin e Kosovës, Milot Rashica”, ka thënë Mentor Kastrati për Gazeta Enigma, duke potencuar rëndësinë e paraqitjes së Lirimit me Dinamon në Champions League, pasi kjo skuadër është vetëm një hap pranë fazës së grupeve https://www.facebook.com/100009158694050/videos/211423800879173/
Në anën tjetër, skuadra gjermane që tanimë ka rënë në Bundesliga 2, është shumë e interesuar të nënshkruaj me kosovarin, mirëpo deri më tani Dinamo Zagreb ka qenë ajo që e ka refuzuar, madje tri herë ofertën e skuadrës gjermane. Klubi gjerman dëshiron huazimin e tij pa të drejtë blerje, por Dinamo kërkon vetëm shitjen e lojtarit. Kroatët tanimë i kanë bërë të qartë Werderit se nëse duan Lirim Kastratin duhet të paguajnë dy milionë euro. Edhe shefi i Bremen, Clements Fritz e ka konfirmuar se janë në bisedime.
“Çështja është ende e hapur dhe mund të ketë lëvizje gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera Fritz për Bild.