West Hami duket se po e konsideron seriozisht transferimin sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Sipas raportimeve nga “The Guardian” klubi anglez po përgatit një ofertë për Chelsean për sulmuesin e cila do të jetë 25 milionë funte plus 5 bonus në bazë të disa klauzolave në kontratë lidhur me arritjet e sulmuesit me klubin.
Dëmtimi që Broja pësoi duket se nuk e ka stepur West Hamin që gjithsesi po e tenton afrimin e 20-vjeçarit në skuadër.