William Walker vjen në Kosovë për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

William Walker vjen në Kosovë për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Ish-ambasadori amerikan i OSBE-së në Misionin Verifikues të Kosovës, William Walker, do të vijë në Kosovë në rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Walker, i cili edhe pritet të përfundojë librin e tij të kujtimeve të Masakrës së Reçakut, tha se do të fluturojë qysh sonte ose ditëve në vijim për në Prishtinë për të marrë pjesë në këtë ditë përkujtimore.

Qeveria e Kosovës madje edhe ndau edhe rreth 70 mijë euro për botimin e këtij libri në gjuhën shqipe.

“Qenka interesante, s’paskam dëgjuar”, tha Walker.

“Mendoj se Qeveria në Kosovë dhe njerëzit që kam takuar gjatë 23 viteve gjithmonë më kanë pyetur se a do të shkruani libër për këtë ngjarje të rëndësishme, dhe pikërisht këtë po e bëj”, tha ai për Insajderin.

Related Articles