Pas James Rubin, Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, është dëshmitari i radhës në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Enigma.
Williams tha se zgjedhja dhe ftesa e tij për rolin në Rambuje u bë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
“Formalisht u zgjodha para 10 dite që nga thirrja e negociatatve të Rambujesë. M’u kumtua paraprakisht nga Bukosji që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, që ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hill dhe pastaj të Richard Hoolbroke.
Për të qartësuar se kur, kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugoven, dhe Veton surroin, dhe në koordinim ngushtë me diasporën amerikano-shqiptare, që kishte lidhje të ngushta me ato individë, dhe ato kërkonin këshillën dhe udhëzimin ligjor në çështjet që po negocionin. Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dh të marrë pjesë në negociata në 7 shkurt, ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vitojë në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal”, tha ai.